Vladimir Putin është akuzuar se i ka deportuar ukrainasit në qendrat e ‘filtrimit’ përpara se t’i çojë me forcë në qytetet e largëta të Siberisë, pasi u ka konfiskuar telefonat dhe dokumentet.
“Disa mijëra” njerëz janë kapur deri më tani, tha këshilli i qytetit të Mariupol, përpara se të shikohen përmes ‘kampeve të filtrimit’ dhe të dërgohen në ‘qytetet e largëta’ në Rusi, ku do të jenë të detyruar të qëndrojnë për vite dhe të punojnë falas.
Shefi i politikës së jashtme të SHBA-së, Josep Borrell tha se “ajo që po ndodh në Mariupol është një krim masiv lufte”. Duke shkatërruar gjithçka, duke bombarduar dhe vrarë të gjithë në mënyrë pa dallim. Kjo sipas tij është diçka e tmerrshme.
Kryetari i Mariupolit Vadym Boiçenko i krahasoi dëbimet me ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore, kur nazistët kapën me forcë njerëzit.
Ndryshe Mariupoli është në emergjencë humanitare pasi u rrethua nga trupat ruse, u ndërprenë furnizimet me energji, ushqim dhe ujë dhe po përballet me një bombardim të pamëshirshëm.
