Rruga Strugë-Qafë Thanë s’është prioritet për Boçvarskin, thotë se do të rikonstruohet në këtë mandat, por pa detaje

TË FUNDIT

Rruga Strugë-Qafë Thanë nuk është prioritet për ministrin e transportit Bllagoja Bocvarski.

Kjo rrugë vazhdon të janë me gropa. Në disa pjesë thuajse është e pa kalueshme, nuk ka asnjë shenjë rrugore e as ndriçim.

Kjo gjendje vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të Maqedonisë drejtë Shqipërisë dhe anasjelltas.

Banorët fshatrave të Strugës të cilat kalojnë çdo ditë në këtë rrugë, disa herë e kanë ngritur zërin sepse pësojnë dëme të mëdha nëpër vetura.

Ministri Boçvarski ditë më parë kur TV21 e pyeti, tha se do të marrë informacione të sakta për këtë rrugë dhe do të dalë me të dhëna të detajuara.

“Këtë informacion pas takimit me drejtorin e Ndërmarrjes Publike  për Rrugë Shtetërore të Maqedonisë, kur të njoftohem saktë me këtë pjesë do t’ju njoftojmë më gjendjen e kësaj pjese dhe do të bëjmë gjithçka të vazhdohet me realizimin të fillohen me punimet në këtë pjesë,- deklaroi Bllagoja Boçvarski, ministër i Transportiti dhe Lidhjeve.

Por si duket ministri as sot nuk kishte informacione të detajuara, se kur do të hapet tenderi dhe kur do të fillojnë punimet.

Ai shkurt tregoi se rruga Strugë-Qafë Thanë do te rikonstruktohet tërësisht.

Vazhdojmë më intensivisht në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, në këtë mandat tërësisht do të rikonstruohet rruga nga Struga deri në kalimin kufitar Qafë Thanë, dhe do të fillojmë me punë për zgjerimin e autostradës nga Tetova në Gostivar,-deklaroi Bllagoja Boçvarski, ministër i Transportiti dhe Lidhjeve.

Ashtu si ministrat paraprak edhe Ministri Bocvarski tha se prioritet për këtë mandat do të ketë ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër.