Rrjedhë afati për dorëzim të padive në Gjykatën Administrative

TË FUNDIT

Edhe sot rrjedhë afati për dorëzim të padive në Gjykatën Administrative nga ana e subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi parashtresat nga partitë për rezultatet e zgjedhjeve, disa nga partitë paralajmëruan padi deri te Gjykata Administrative.

Dje padi ka dorëzuar koalicioni “Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedoni”. Jove Kekenovski nga ky koalicion tha se në përgjithësi padia ka të bëj me atë se në fletën e votimit askund nuk ka shkruar emri i koalicionit edhe pse me atë emër është paraqitur në KShZ.

Padi kanë paralajmëruar edhe partitë VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni “Tash është koha” e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën, “Levica” (E majta) dhe “Integra”.