Mundësi bashkëpunimi me përfitim të ndërsjelltë dhe mbështetje për zhvillim

TË FUNDIT

Të premten pasdite, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Shangai me kryeministrin tajlandez Anutin Charnvirakul, që ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 dhe Takimin e Nivelit të Lartë për Qeverisjen Globale të AI-së, si edhe për të bërë një vizitë zyrtare.

Gjatë takimit, Xi u shpreh se të dy palët duhet të shtojnë më tej besimin e ndërsjellë strategjik, të forcojnë bashkëpunimin strategjik përballë sfidave dhe të përshpejtojnë ndërtimin e një bashkësie më të qëndrueshme, më të lulëzuar e më të vazhdueshme me të ardhme të përbashkët Kinë-Tajlandë, duke promovuar modernizimin e të dy vendeve e duke dhënë kontribut për nxitjen e paqes, qëndrueshmërisë, zhvillimit dhe lulëzimit rajonal.

Kreu i shtetit kinez theksoi më tej që të dy vendet duhet të përshpejtojnë ndërtimin e hekurudhës Kinë-Tajlandë e të hekurudhës Kinë-Laos-Tajlandë dhe të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat e inteligjencës artificiale, aviacionit dhe fluturimeve hapësinore, energjisë së pastër, turizmit, medias, arsimit etj., duke forcuar miqësinë midis dy popujve.

Nga ana e tij, kryeministri Anutin Charnvirakul u shpreh se Tajlanda i përmbahet me vendosmëri politikës së një Kine. Pala tajlandeze është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve me palën kineze, shtimin e shkëmbimeve të nivelit të lartë, zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e tregtisë e të investimeve, teknologjisë së re, ndërlidhjes etj., goditjen së bashku kundër lojërave të fatit në internet e mashtrimit në telekomunikacion dhe zhvillimin e bashkëpunimit në qeverisjen globale të AI-së.Tajlanda bën përpjekje për ta zgjidhur konfliktin me Kamboxhian në mënyrë paqësore dhe e vlerëson rolin e drejtë të Kinës në këtë drejtim, u shpreh kryeministri Charnvirakul