Autoritetet kineze kumtuan për rritje më të dobët ekonomike në mbi 40 vitet e fundit për vitin 2020.
Ekonomia e vendit aziatik u rrit për 2,3 për qind, që është rritja më e dobët e BPV-së nga reformt më të mëdha në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar.
Byroja nacionale për statistika kumtoi se vitin e kaluar në Kinë dhe jashtë vendit ka pasur situatë të komplikuar për shkak të pandemisë, dhe kjo ka pasur ndikim të madh.
Të dhënat statistikore tregojnë rënie të madhe në krahasim me 6,1 për qind në vitin 2019, që është rritja më e dobët në disa dekadat e fundit si rezultat i kërkesës së zvogëluar në vend dhe tensionet tregtare me SHBA-në. Kina pritet të jetë ekonomia e vetme e madhe në botë me rritje ekonomike në vitin 2020.
Rritja vitin e kaluar e ktheu vendin në rrugë para pandemisë, edhe pse në viti 2020 ishte ekonomikisht më e dobët që prej vitit 1976, kur BPB u pakësua për 1,6 për qind. Kaluan dy vite para se lideri kinez Deng Ksijaoping të ndërmarrë ndryshime radikale që çuan drejt braktisjes së ekonomisë së planifikuar dhe transformimit të Kinës në udhëzimet ekonomike.
