Autoritetet kineze kanë njoftuar se 722 persona të plagosur nga shpërthimi janë duke marrë ndihmë mjekësore dhe se 58 prej tyre janë në situatë kritike.
Rritet në 112 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit ditën e mërkurë në rajonin portual në qytetin Tianjin në veri të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Lajmet në shtypin kinez në lidhje me shpërthimin kanë theksuar se nga 112 personat që kanë humbur jetën 24 prej tyre janë identifikuar dhe se në zonën e shpërthimit janë deklaruar 95 persona të humbur, ku 85 prej tyre janë punonjës të zjarrfikëses.
Theksohet gjithashtu se nga rreziku për gaz kimik zona 3 kilometra përreth shpërthimit është evakuuar dhe banorët përreth zonës janë paralajmëruar të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë dritaret mbyllur.
Ekipet e ushtarake me veshje speciale kundër lëndëve kimike janë duke vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit dhe theksohet se 62 orë pas shpërthimit një person është shpëtuar i gjallë në një kontejner 50 metra larg nga vendi i shpërthimit, i cili është gjendur nga ekipet e kërkim – shpëtimit.
Autoritetet kineze kanë njoftuar se 722 persona të plagosur nga shpërthimi janë duke marrë ndihmë mjekësore dhe se 58 prej tyre janë në situatë kritike.
