Presidenti francez, Emanuel Makron mbrëmë deklaroi se në fatkeqësinë e helikopterit që ndodhi mbi Alpet franceze jetën e humbën pesë persona, përderisa një është lënduar dhe po lufton për jetë.
Helikopteri transportonte ekuipazh shpëtimtar ajror, i cili ndodhej në trajnim, dhe u rrëzua në lartësi prej 1.800 metrave, theksojnë autoritetet lokale.
Njëri nga pilotët e aktivizoi funksionin për hedhje të ulëses dhe me atë arriti t’i njoftojë autoritetet për fatkeqësinë, transmetojnë mediumet britanike.
Në helikopter ka pasur dy pilotë, dy teknikë dhe dy shpëtimtarë.
Autoritetet dërguan tre helikopterë, që nuk mundën të afrohen në vendin e fatkeqësisë për shkak të mjegullës, ndërsa ekipet shpëtimtare, gjithashtu, tentuan të të kenë qasje tokësore, thuhet në kumtesën nga krahina Savoj.
Agjencia franceze për fatkeqësi në komunikacionin ajror kumtoi se ka hapur hetim dhe se do të dërgojë ekipin e vet në vendin e fatkeqësisë.
