Rrallë kush riparon këpucët, zanati i këpucëtarisë në Kërçovë drejt zhdukjes

Must Read

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e...

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus...

Në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë – tha Ratkoceri në Click Plus

Gazetari Arben Ratkoceri nëpërmjet emsionit Click Plus sugjeroi që në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë.

Këpucëtari Asan Kanzo herët në mëngjes hapi punëtorinë e tij dhe filloi të riparonte këpucët që i kishin sjellë qytetarët.

Personat që sillnin këpucë për ti riparuar ishin në numër shumë të vogël, por megjithatë ai qëndronte në punëtori çdo ditë dhe riparonte ata pak këpucë që i vinin.

- Advertisement -

Asani nga mosha 18 vjeçare ka filluar zanatin si këpucëtarë në Kërçovë dhe është ndër të vetmit në këtë vend që e mban gjallë këtë zanat.

Por ishte i pa shpresë se ky zanat do të mbahej gjallë edhe gjatë kohë. Ai thotë se asnjë i ri nuk është i interesuar të punoj si këpucëtarë.

 “Për zanatin si këpucëtarë askush nuk pyet asnjë nxënës I ri për tu mësuar, askush nuk pyet, e as nuk duan të mësojnë zanatin”, tha Asan Kanzo.

Asani thotë se as fëmijët e tij nuk kanë dashur të punojnë si këpucëtarë andaj kanë zgjedhur që të dalin në mërgim.

 “Fëmijët e mi nuk donin të mësonin, dolën jashtë në mërgim (ngjitje) Nuk donin të punonin si këpucëtarë dhe për atë zanati është dejtë zhdukjes”, shtoi Asan Kanzo.

Asani është në moshën 57 vjeç , 40 vjet që ushtron këtë zanat por thotë se është ka fundi, sepse mënyra e jetesës ka ndryshuar, punë ka pak, ndërsa tatimet e shtetit janë rritur shumë.

“Deri më sot punoj por jam kah fundi, sepse shumë shtrenjtë janë edhe tatimet edhe ashtu nuk ka as njerëz as punë dhe jemi para mbylljes”, theksoi Asan Kanzo.

Ai kërkon nga shteti që t’i lirojnë nga tatimet, sepse në këtë kohë krize ata janë një barrë e madhe për zanatçinjtë.

 “Shteti të na ndihmojë të lirohemi nga tarifat. Sepse për shembull stazh kemi mjaftueshëm për pension mjaftueshëm kam, por tarifat janë një barrë e madhe. Këtu bie edhe qiraja edhe kontributet”, deklaroi Asan Kanzo.

Ai thotë se më herët edhe materiali ishte më i lirë, ndërsa tani as punë nuk ka edhe materiali është më shtrenjtë. Në punëtorinë e Asanit kishte shumë këpucë të rregulluara por që prej vitesh qëndronin aty sepse personat që i kishin sjellë për t’i riparuar nuk kishin shkuar që t’i marrin.

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e gabuar të historisë.

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus në TV21.

Në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë – tha Ratkoceri në Click Plus

Gazetari Arben Ratkoceri nëpërmjet emsionit Click Plus sugjeroi që në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/3307059782663361

Llalla: Hapja e çështjes Shkup-Sofje nuk është e drejtë, Bullgaria do të dështojë në këtë gjë!

Historiani Arben Llalla në Click Plus në TV21, thotë se nuk është e drejtë hapja e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe...

Çfarë mësojnë nxënësit në shkolla për Goce Dellçevin?

“Mësojnë atë që tani e kontestojnë populli maqedonas. Mesojnë se ai është ideologu i Lëvizjes Nacional - Çlirimtare maqedonase. Nuk hy në...

More Articles Like This