Rockstar Games prezanton edicionin e ri të lojës GTA

TË FUNDIT

Rockstar Games njoftoi se edicioni i ri i serisë së saj të njohur të video-lojërave Grand Theft Auto (GTA) është në prodhim.

“Me kënaqësi konfirmojmë se zhvillimi aktiv për serinë e radhës është duke u zhvilluar”, thuhet në Twitter.

Producenti amerikan i video-lojërave tha se do të vazhdojnë të ecin përpara me projekte të reja.

Rockstar Games gjithashtu falënderoi të gjithë për mbështetjen e serisë.

Seria Grand Theft Auto daton nga viti 1997.