Zv/kryeministri i parë dhe Ministri për Sistem politik, Artan Grubi, sot ka takuar Ambasadoren e Ukraniës në vend, Natalia Zadorozhnjuk.
Grubi dhe Ambasadorja Zadorozhnjuk janë dakorduar që Maqedonia e Veriut dhe Ukraina të thellojnë bashkëpunimin ekonomik.
“Zadorozhnjuk falënderoi Grubin për përkrahjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut që ia jep Ukrainës në rrugën e saj euro-atlantike. Gjatë takimit të sotëm, Zadorozhnjuk dhe Grubi diskutuan edhe për çështje të tjera në vend dhe për ngjarje të tjera me të cilat po përballet rajoni”, theksojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit Grubi.
