Moti sot me diell, temperaturat deri në 35°C

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të jetë më e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale nga 30 deri në 35°C.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë në 18°C, ndërsa maksimalja do të arrijë në 33°C.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në ditët në vijim pritet mot i qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta lokale dhe rritje graduale të temperaturave.