Doganierët e Maqedonisë parandalojnë kontrabandën, sekuestrohen cigare në vlerë të 146,000 eurove

TË FUNDIT

Doganierët në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë sekuestruar 5.000 bokse cigare pa pulla akcize, me vlerë të përgjithshme rreth 9 milionë denarë(rreth 146.000 euro), të fshehura në një kamion në tranzit nga Greqia për në Serbi, përcjell TV21. Sipas Drejtorisë së Doganave, gjatë kontrollit të detajuar, cigaret u gjetën të fshehura mbi paletat me lesh guri, ndërsa shoferi, shtetas i Serbisë, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për kontrabandë.

“Gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë zbuluan mbi paletat me mallin e deklaruar 100 kuti të pashënuara me nga 50 bokse cigaresh, gjithsej 5.000 bokse pa pulla akcize, të cilat nuk ishin deklaruar”, njoftoi Drejtoria e Doganave.