Riçard Mur shefi i ri i shërbimit sekret në Britani të Madhe

TË FUNDIT

Riçard Mur është emëruar si shef i shërbimit sekret në Britani të Mad.

Para se të marrë këtë post, ai ishte drejtor politik në Forin Ofis, kurse ishte edhe ambasador i Britanisë së Madhe në Ankara gjatë periudhës janar 2014 – dhjetor 2017.

Në detyrën e re, Mur do ta zëvendësojë Ser Aleks Jungel i cili në këtë post ishte për 6 vjet.

Para emërimit, Mur nga ish shefi i shërbimit sekret u cilësua si “zgjedhje e shkëlqyer” dhe “i qetë, i përkushtuar, i vëmendshëm dhe i guximshëm.

Ndër detyrat kryesore të shërbimit sekret të Britanisë së madhe është parandalimi i terrorizmit, shkatërrimi i aktiviteteve të shteteve armike dhe avancimin i kibernetikës së Britanisë së Madhe.

Mur ka qenë mysafirë edhe në emisionin “10 MINUTA” në TV21 ku foli për gjendjen politike në Ballkanin Perëndimore.