Ribalanci i buxhetit/Akuza mes pushtetit dhe opozitës: Kush ka bërë më shumë për shtetin?

TË FUNDIT

Borxhet e reja, inflacioni, pagat, investimet, prokurorët dhe gjyqtarët, automjetet ushtarake dhe policore që duhet të përshtaten për shuarjen e zjarreve, por edhe syzet rozë – janë vetëm një pjesë e akuzave të ashpra mes pushtetit dhe opozitës në ditën e dytë të debatit në komision kuvendor për ribalancimin e buxhetit. Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për atë se kush ka bërë më shumë për shtetin.

“Në fund, ju pyes: a shkoni fare në market që të shihni si janë çmimet dhe ta dini se ç’po ndodh në shtet? Lërini tani, shifrat do t’i shohim kështu ose ashtu, me syze rozë apo pa syze, ndoshta ndonjë pa fare. Por kur të shkoni vetë në market, do ta shihni vetë gjendjen në vend”, tha Oliver Spasovski, LSDM.

“Tani këta talentet që për 7 vjet e shkatërruan dhe e shëmtojnë shtetin, si në aspektin e jashtëm ekonomik, ashtu edhe në atë financiar, do të na mbajnë leksione se si të udhëhiqet shteti dhe do të na flasin për buxhete. Zoti Spasovski, duhet të dini vetëm një gjë: me këtë ribalanc të buxhetit ka mjete për detyrimet që ju i keni krijuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku keni qëndruar thuajse për dhjetë vjet”, pohoi Zoranço Jovançev, VMRO-DPMNE.