Rezultatet përfundimtare: LSDM-46, VMRO-DPMNE-44, BDI-15, ASH-AAA-12, E Majta -2 dhe PDSH-1

TË FUNDIT

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot zhvilloi seancë publike në të cilën shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik.

Koalicioni “Mundemi” e udhëhequr nga LSDM-ja ka fituar 327.408 vota ose 35.89%, mandatet e fituara 46.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE- ka fituar 315.344 vota ose 34,57% – 44 deputetë.

BDI në zgjedhjet e 15-të korrikut ka fituar 104.699 vota ose 11,48% – 15 mandate.

Koalicioni “Tash është koha” – ASH-AAA ka fituar 80.000 vota apo 8% – 12 mandate.

E Majta – 37.426 vota ose 4,1% – 2 deputetë.

PDSH 13.930 vota ose 1.53% – 1 deputet.