Me kërkesë të avokoates Irena Fërçkovska, e cila mbron Katica Janevën në lëndën “Reket”, Gjykata Penale mbylli dyert për publikun dhe gazetarët që po ndiqnin seancën. Kjo për shkak se e akuzuara Katica Janeva do të flasë për informacione të karakterit konfidencial e që nuk duhet të dalin në opinion.
Janeva deri më tani ka dëshmuar për punën e saj në Prokurorinë Publike Speciale ku ka qenë kryeprokurore; si dhe për njohjet e saj me të akuzuarin tjetër Bojan Jovanovski – Boki 13.
Seanca pritet që sërish të hapet për publikun në momentin kur të mbarojë pjesa ku po tregohen informacione të besueshme (konfidenciale)./TV21
