Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 325 të infektuar të ri nga koronavirusi, nga gjithsej 2589 teste të bëra.Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 479 pacientë të shëruar, ndërsa kanë ndërruar jetë 7 viktima. Viktimat janë 2 nga Shkupi, 2 nga Ohri dhe nga 1 Gostivar, Strugë dhe Probishtip. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë që nga fillimi pandemisë është 92.518 të infektuar, numri i pacientëve të shëruarve 81.316 ndërsa numri i viktimave shkon në 2848. Numri i rasteve aktive për momentin është 8354.
