Regjistrohen 20 zjarre në hapësira të hapura, 18 janë shuar, një aktiv dhe një nën kontroll

TË FUNDIT

Gjithsej 20 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 07:30 të mëngjesit, nga të cilat një është ende aktiv, një është vënë nën kontroll, ndërsa 18 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarri aktiv ndodhet në Komunën e Makedonski Brodit, në fshatin Greshnicë, në lokalitetin “Stojanova Naselba“, ku po digjen vegjetacion i ulët, pyll dhe shkurre.

Nën kontroll është vënë zjarri në Komunën e Dellçevës, pranë deponisë së qytetit.

Sipas QMK-së, janë shuar gjithsej 18 zjarre.