Real Madridi zyrtarizon Yan Diomanden për 125 milionë euro

TË FUNDIT

Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit 19-vjeçar Yan Diomande nga RB Leipzig.

Klubi madrilen do të paguajë 125 milionë euro, ndërsa marrëveshja përfshin edhe deri në 15 milionë euro bonuse, duke e çuar vlerën totale të transferimit në 140 milionë euro.

Diomande vjen pas një sezoni të suksesshëm me Leipzigun, ku shënoi 12 gola dhe regjistroi tetë asistime në Bundesliga gjatë edicionit 2025/26. Ai ishte objektiv edhe i disa klubeve të tjera evropiane, por zgjodhi t’i bashkohet Real Madridit.