Në debatin e mbrëmshëm “Klik Plus” të TV21 kryetari i Qytetit dhe Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetari i Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Nelloski i kundërshtuan argumentet e tyre.
Shilegovi akuzoi se VMRO-DPMNE është fajtore për shitjen e sheshit të Shkupit, kurse Nelloski tha se për këtë, qytetarët i kanë ndëshkuar në zgjedhjet e vitit 2017.
Petre Shilegov kryetar i qytetit të Shkupit:
Petre Shilegov: Ju si parti politike e shitët sheshin e Shkupit.
Vlladimir Nelloski: Është e qartë poenta juaj.
Petre Shilegov: Çfarë e keni të qartë nga poenta? Se e shitët sheshin?
Vlladimir Nelloski: Nuk ka nevojë të nervozoheni.
Petre Shilegov: Nuk mundem të mos nervozohem për sheshin e Shkupit. A jeni ju indiferent që shitet sheshi i Qytetit?
Nelloski thotë se nuk ka asnjë projekt kapital i cili është premtuar, nisur apo realizuar në mandatin 4-vjeçar të Shilegovit, duke shtuar se plani për jetë është lajmi më i madh i rrejshëm.
“-Z. Petre Shilegov është nervoz për shkak se…z. Shilegov ju jeni kryetar i keq i Qytetit të Shkupit. Ndoshta ju jeni njëri prej kryetarëve më të këqij që i ka pasur Shkupi pa marrë parasysh nga cila parti”, tha Vlladimir Nelloski, VMRO-DPMNE.
Në emisionin e mbrëmshëm, njeriu i pari i Qytetit të Shkupit, zbuloi se po punohet në vendosje të një regjimi të posaçëm trafiku i cili duhet t’u ndihmojë hotelierëve në Debar Mëhallë për ballafaqim më të lehtë me pandeminë e koronavirusit.
“-Për shembull në Debar Mëhallë do të përcaktojmë një regjim të veçantë, për disa orë do të ketë ndalesë për komunikacion me qëllim që pronarët e restoranteve që kanë tarracë të vogël të mund t’i nxjerrin pajisjet e tyre urbane me distancë adekuate duke mos paguar shpenzime për këtë por vetëm për tarracën e vendosur do t’u llogaritet ky kompensim’, tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.
Në fund të emisionit ra fjala edhe për KF “Vardar”, për të cilin Shilegovi tha se ka borxh prej 2 milionë eurove dhe për këtë arsye Qyteti i Shkupit nuk mund ta marrë në pronësi të tij. Nelloski, si ish-futbollist e luti Shilegovin të gjejë ndonjë zgjidhje për ta shpëtuar klubin.
