Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup, për shkak të vizitës së presidentit polak Andzhej Duda

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se për shkak të vizitës zyrtare të presidentit polak Andzhej Duda sot dhe nesër do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit nëpër pjesët qendrore të Shkupit.

“Apelojmë deri tek qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektojnë urdhrat që japin nëpunësit policor në uniformë dhe të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për ndryshim të regjimit të komunikacionit”, theksojnë nga MPB-ja.