Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku të akuzuar janë ish-drejtorët Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, si dhe tre onkologë, përcjell TV21. Sipas njoftimit zyrtar, ankesa e mbrojtjes është refuzuar dhe aktakuza është miratuar plotësisht.
Rasti do t’i caktohet një gjyqtari përmes sistemit AKMIS dhe do të vazhdojë me procedurat e mëtejshme, përfshirë caktimin e seancës së parë kryesore. Nino Vasev akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve, ndërsa dy onkologë për dhënie të terapisë pa bazë mjekësore. Në një aktakuzë të dytë, Vasev dhe Nuhi përballen me akuza për mashtrim, me dëme të pretenduara prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.
