Pas kronikës paraprake, Prokuroria Themelore Publike ka dërguar përgjigje. Por edhe pse deri te ata dërguam pyetje konkrete, të ngjashme si në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sërish nuk japin detaje. Thonë se procedura është fazë parahetimore dhe po punohet në verifikimin e fakteve.
“Për rastin për të cilin treguat interes, në rrjedhë është procedurë parahetimore, kurse prokurori kompetent punon në verifikimin e fakteve. Për shkak se rasti është i ndjeshëm, ku si viktimë paraqitet e mitura, si dhe faza në të cilën gjendemi, për momentin nuk kemi mundësi të ndajmë më shumë detaje”, njoftuan nga Prokuroria.
