Ramazani sërish në orë policore?! Filipçe: Tani është herët që të themi

TË FUNDIT

Muaji i Ramazanit po afrohet. Me 13 prill besimtarët mysaliman do të nisin me agjërim. Vitin e kaluar për shkak të situatës me virusin korona, ky muaj i shenjtë kaloi në orë policore, me çka nuk  kishe mbledhime për iftare siç e do tradita.  Por a do të ndodh e njëjta edhe këtë vit, që për të parandaluar grumbullim nëpër shtëpi të vendoset orë e zgjatur policore? Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe vlerëson se është herët që të parashakojë a do të ketë kufizime të tilla.

 “Tani është herët që të themi, do t’i kemi parasysh edhe të gjitha ngjarjet tjera të mëdha ku ka grumbullime dhe pastaj do të vendosim”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq Zv/ministri i Shëndetësisë Ilir Asani thotë se mbyllja e qytetarëve gjatë muajit të Ramazanit varet nga numri i të infektuarve dhe presioni i kapaciteteve spitalore.

“Vërtetë nuk mund të them a do të ketë orë policore gjatë Ramazanit ose jo. E gjitha varet nga numri që do të kemi. Më i rëndësishëm është numri i të infektuarve , të cilin po e shohim se në mënyrë rapide po rritet”, u shpreh Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetësisë.

Vitin e kaluar në vendin tonë Ramazani u shënua në orë policore, e cila niste prej orës 16 deri në orën 5 të mëngjesit, kurse gjatë vikendeve ora policore zgjaste 24 orë.