Kryeministri shqiptar, Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të jenë më të vetëdijshëm dhe më të përgjegjshëm për ta shmangur mbingarkesën në spitale dhe mbylljen e vendit, gjë që do të kishte pasoja të rënda në të gjitha aspektet, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Tirana.
“Unë po kërkoj ndihmën tuaj për të qenë sa më të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm dhe të gjithë së bashku ta shmangin mbingarkesën e spitaleve, gjë që praktikisht do ta komplikojë trajtimin normal të të gjithë atyre që kanë nevojë për të dhe do të shkaktojë mbyllje të plotë. Është e nevojshme që secili prej nesh, çdo qytetar, të bëhet i vetëdijshëm se ai duhet të luajë një vendim të rëndësishëm për ta mbrojtur të vetin, por edhe shëndetin e familjes dhe të afërmve të tij. Të kontribuojë në shmangien e mbylljes që do të kishte pasoja të padëshirueshme për ekonominë, për secilën familje dhe për familjen tonë të përbashkët”, tha Rama në konferencë për shtyp.
Ai gjithashtu foli për mundësinë e mbylljes së shkollave fillore dhe të mesme, ku mësimi zhvillohet me praninë fizike të nxënësve, për shkak të numrit në rritje të infektuarve me Kovid-19 midis stafit mësimor, stafit teknik, por edhe nxënësve.
Sipas tij, një vendim i tillë nuk është në kompetencën e tij, por të Komitetit të Ekspertëve për ballafaqo, me pandeminë.
“Ekzistojnë disa thashetheme rreth mbylljes së shkollave. Dua të theksoj se ajo që hapet dhe mbyllet është përgjegjësi e organeve tona të autorizuara që e kanë ekspertizën dhe detyrimin ligjor për të marrë vendime në këtë kohë të vështirë. Sipas të gjitha të dhënave dhe orientimeve të autoriteteve mjekësore në të gjitha vendet që i ndjekim me kujdes, shkollat nuk konsiderohen si një vatër, por një zonë që ka një rrezik potencialisht të rëndësishëm, por masat duhet të respektohen në mënyrë rigoroze në çdo shkollë, siç edhe po ndodh”, tha ai.
Rama nuk pranoi të përgjigjet në pyetjen se çfarë e ndalon shtetin shqiptar të sjellë teste të shpejta, ndërsa ato përdoren në laboratorë privatë dhe fitojnë shumë para.
“Sa i përket testeve, më falni, por nuk po flas më për testet, është bërë një teatër i shëmtuar dhe shumë banal, që nuk kam ndërmend më të kontribuoj në atë teatër”, u përgjigj Rama.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi tha në konferencë për shtyp se mësimi në universitete do të vazhdojë onlajn, pavarësisht kërkesave të nxënësve.
