Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev sot deklaroi se Bullgaria dëshiron t’i zgjidhë çështjet kontestuese politike me Maqedoninë e Veriut para fillimit të negociatave për anëtarësimit në BE, sepse sipas tij, në dekadat e fundit ka shumë raste në marrëdhëniet në të cilat besimi bullgar nuk ishte arsyetuar nga Maqedonia e Veriut.
“Ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe futja e një fjale – bullgarë, së bashku me popujt tjerë të ndërtimit të shtetit në vend, do të thotë se e pranon idenë evropiane”, deklaroi Radev.
