Radev: Bullgaria pret që dialogu me Maqedoninë e Veriut të sjellë rezultate konkrete

TË FUNDIT

Bullgaria pret që dialogu dypalësh me Republikën e Maqedonisë së Veriut të sjellë rezultate konkrete. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në bisedën telefonike me komisarin Oliver Varhei, që u realizua me nismën e eurokomisarit, kumtoi pres-shërbimi i shefi të shtetit bullgar, njofton BTA.

“Bullgaria është e hapur për dialog, i ka shtruar pyetje të qarta fqinjit të tij jugperëndimor dhe pret përgjigje, si dhe përgjigje reale nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, theksoi presidenti Radev.

Sipas shefit të shtetit bullgar, agjenda e marrëdhënieve dypalëshe mes Sofjes dhe Shkupit nuk duhet të jetë lëndë e ndikimeve të jashtme, por duhet të jetë e hapur me përkushtim të dy palëve, me çka do të lëvizte procesi i eurointegrimit të RMV-së.

“Fokusi kryesor i këtij dialogu ishte insistimi i Rumen Radevit që të respektohen qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët në mënyrë të hapur e shfaqin identitetin e tyre bullgar, si dhe çrrënjosjen e qëndrueshme të gjuhës së urrejtjes dhe respektimin e historisë bullgare dhe trashëgiminë kulturore tej fqinji ynë jugperëndimor, shtohet në kumtesë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK