Derisa një qytetar i thjeshtë me pagë minimale prej 20 mijë denarëve mezi arrin ta kalojë muajin, deputetët që janë të zgjedhur nga vet vota e qytetarëve me rritjen e pagës, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të marrin diku 106.800 denarë. Sipas përllogaritjeve deputetë që deri tani merrnin 60 mijë denarë, me rritje të pagës për 46.800 denarë, paga neto do t’u arrij në 106.800 denarë.
DEPUTETËT
RROGA E TANISHME 60.000 DEN
RRITJE TË PAGËS PËR 46.800 DEN
PAGA E RE 106.800 DEN
Më pak nuk do të jenë as pagat e kreut të shtetit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrave, drejtorëve dhe zyrtarët e tjerë. Për shembull, presidenti Stevo Pendarovski, i cili rangohet me pagën më të lartë në shtet, nga 93.000 denarë me rritjen e re do të marrë 165.000 denarë.
STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT
PAGA E DERITANISHME 93.000 DEN
PAGA E RE 165.000 DEN
Pagat e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski do të jenë 150.000 denarë ose rreth 2000 euro. Pagat e ministrave të cilat janë diku nga 65.000 denarë, do të kenë rritje të rrogës prej 50.000 denarëve dhe rroga finale neto do t’u arrijë 115.000 den.
MINISTRAT E KABINETIT QEVERITAR
RROGA E DERITANISHME 65.000 DEN
RRITJE TË PAGËS PËR 50.000 DEN
PAGA E RE 115.500 DEN
Për afër 80% paga më të larta do të marrin edhe të gjithë zv/ministrat, kryetarët e komunave, drejtorët e institucioneve shtetërore, gjykatësit dhe zyrtarë të tjerë. Se si të gjendjet zgjidhje dhe të ndalet kjo rritje enorme e pagave, ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski nëpërmjet një letre të hapur dërgoi propozim deri te Talat Xhaferi dhe koordinatorëve të grupeve parlamentare në Kuvend.
“Në vend që të heshtni, thirrni një koordinim “ad-hoc” në përputhje me nenin 24 paragrafi 2 të Ligjit për Kuvendin dhe miratoni një konkluzion që të përgatitet ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për pagat dhe kompensimet e funksionarëve të zgjedhur të emëruar në Republikën e Maqedonisë, ndërsa shërbimet në Kuvend, detyrën e tyre do ta kryejnë në mënyrë profesionale dhe për më pak se një orë do ta hartojnë ligjin. Më pas, kjo zgjidhje ligjore, me procedurë urgjente, mund të kalojë në të njëjtën ditë në seancë urgjente dhe të hyjë në fuqi menjëherë”, tha Trajko Veljanovski, ish-kryetar i Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese me vendimin për shfuqizimin e dy nenave të Ligjit për rrogë dhe kompensime të funksionarëve, mundësoi rritje të rrogave të funksionarëve për 78%. Për këtë pati reagime të shumta në opinion e në mesin e tyre edhe kreu i shtetit Pendarovski i cili kërkoi që të bëhet gjithçka që kjo të shfuqizohet. Qeveria thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet por që rritja mos të bëhet, ata do ta shqyrtojnë uljen e koeficientit.
