Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vazhduar deri më 15 prill ndalesën për eksportin e disa llojeve të drithërave dhe vajit të lulediellit, përcjell TV21. Vendimi vjen pas propozimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Ndalimi i eksportit mbetet për:
- grurit
- elbit
- misrit
- miellit
-fara luledielli
-vajrat prej farave të lulediellit
“Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor dhe mbrojtja e qytetarëve në kohë krize për të shmangur spekulimet, veprimet e tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët. Prioriteti i Qeverisë tonë është mbrojtja e standardit të qytetarëve dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
