Qeveria për TV21 komenton aktet nënligjore të nënshkruara nga Nuhiu

TË FUNDIT

Qeveria e Maqedonisë së Veriut duke u përgjigjur në pyetjet e TV21, sqaron se ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu nuk mund të miratojë dekret dhe prandaj vendimi që emblemat e uniformave të jenë edhe në gjuhën shqipe, nuk është përfundimtar.

Nuk tregojnë se kur aktet nënligjore të nënshkruara nga Nuhiu do të shqyrtohen për t’u miratuar në Qeveri, por shtojnë se për këtë do të njoftojnë me kohë publikun.

“Uniformat dhe emblemat e uniformave definohen me Dekret që e miraton Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ministrat nuk ka kompetencë të miratojnë Dekrete. Qeveria do të kërkojë informacion nga ministri Nuhiu në lidhje me aktet nënligjore të përmendura në publikimin e tij në “Fejsbuk””, deklaruan nga Qeveria.

Paraprakisht për njoftimin e Nuhiut, sqarime kanë dhënë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.