Pianistja shqiptare Anila Aliu ngjitet për herë të parë në skenën londineze

TË FUNDIT

Pianistja shqiptare Anila Aliu ka debutuar për herë të parë në Londër, në një koncert të cilin e ka cilësuar si një arritje të rëndësishme në karrierën e saj artistike. Aliu ka shprehur mirënjohje për publikun londinez për pritjen dhe mbështetjen, si dhe ka falënderuar përfaqësues diplomatikë, bashkëpunëtorë dhe ekipin organizativ që kontribuuan në realizimin e koncertit. Debutimi në kryeqytetin britanik vlerësohet si një hap i rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të pianistes shqiptare.

“Performimi për herë të parë në këtë qytet, përpara një publiku kaq të ngrohtë, ishte një moment që do ta kujtoj gjithmonë. Jam pafundësisht mirënjohëse për të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje dhe për ata që punuan pas skenës për ta bërë të mundur këtë debutim,” u shpreh Aliu.