Qeveria gjermane shërimin e Navalnit e vlerësoi si “inkurajuese”

TË FUNDIT

Qeveria gjermane sot e përshëndeti lajmin për stabilizimin e gjendjes së liderit opozitar rus Aleksej Navalni dhe konfirmoi se Moska ka dërguar kërkesë të dytë për ndihmë gjyqësore për Gjermaninë për këtë rast.

Navalni, i cili më 20 gusht u sëmur në fluturimin nga Tomsku për Moskë, dje publikoi një fotografi nga spitali i Berlinit, në të cilin mjekohet gati katër javë, transmetuan mediat amerikane.

“Ende nuk mund të bëj gati se asgjë vetë, por dje arrita të marr frymë vetë gjithë ditën”, shkroi Navalni.

“Qeveria gjermane me lehtësim i pranoi lajmet më të reja nga ‘Sharat’, sipas të cilave gjendja shëndetësore e Aleksij Navalni në mënyrë shtesë ishte përmirësuar”, deklaroi zëdhënësja e Qeverisë Ulrike Demer.

Gjermania kërkoi që Rusia të përgjigjet në pyetjen në lidhje me helmimin e Navalnit, pasi laboratori gjerman ushtarak e konfirmoi praninë në trupin e tij të helmit “Noviçok”, agjens nervor nga koha e BRSS, paraprakisht që ka lidhje me tentim për atentat ndaj kritikut të Kremlinit.

Rusia e hodhi poshtë dyshimin se është e përfshirë në helmimin e Navalnit dhe e akuzoi Gjermaninë se nuk i ka siguruar informacionet e nevojshme të hetuesve të cilët kanë punuar në këtë rast.

Ministria gjermane e Drejtësisë bëri të ditur se Rusia ka marrë kërkesë të dytë për ndihmë gjyqësore.