Qeveria është në këmbë të qelqta dhe aparate për frymëmarrje, do të bjerë së shpejti, paralajmëron Mickoski

TË FUNDIT

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se opozita do të propozojë votëbesimin e ardhshëm ndaj Qeverisë.

Thotë se kryeministri Zoran Zaev me votëbesimin e djeshëm ka blerë ditë në qeverisjen e tij, dhe dëshmoi se nuk ka asgjë nga ajo çfarë ka paralajmëruar, se shumica parlamentare do të rritet.

“Sa i takon tezës, me këtë ai ka blerë qeverisje të qetë, e vërteta është se ka blerë ditë të numëruara për Qeverinë, e cila është në këmbë të qelqta dhe në aparate për frymëmarrje. Ajo çfarë e shfrytëzon gjendjen time të izolimit, për shkak të infektimit nga Covid-19, dua të them se nuk e shpëton nga rënia e Qeverisë. Votëbesimi i ardhshëm do të parashtrohet nga opozita, kur do t’i kemi 65 deputetë të cilët do të nënshkruajnë. Ajo do të jetë dita ku të gjitha akuzat e tija, kushtëzimet dhe trysnitë ndaj deputetëve do të binë në ujë. Kjo qeveri do të bie. Shenja e parë serioze për këtë u pa, Zaevi ishte i detyruar të shtrojë çështjet e besimit. Radhën tjetër këtë do ta bëjmë ne”, tha Mickoski në intervistë për “DW-në në gjuhën maqedonase”, transmeton TV21.