“Qeveria e Përzhinës po përkthehet në shqip”/Opozita reagon: Nëse do të donit, do ta bënit për 5 minuta

TË FUNDIT

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk e vendosi në rend dite kërkesën e VMRO-DPMNE-së për ndryshim të Ligjit për Qeveri, gjegjësisht për heqjen së Qeverisë së Përzhinës. Ai njoftoi se propozim-ligji ende po përkthehet dhe se pritet konsensus nga partitë politike.

Por, Micevski nuk pajtohet me këtë justifikim, pasi siç thotë, bëhet fjalë për fshirje të vetëm disa neneve. Duke pasur parasysh paralajmërimin se Qeveria teknike mund të hiqet edhe me nënshkrim të të gjitha grupeve parlamentare, Micevski u bëri thirrje ta bëjnë këtë.

Kundër propozimit për heqjen e Qeverisë së Përzhinës është edhe partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët. Sipas tyre, Qeveria teknike nuk e ka arritur qëllimin e saj për të cilin u soll, prandaj, siç shtojnë, duhet të mbetet.

Xhaferi tha se edhe ai është një nga nënshkruesit e Ligjit për Qeveri me të cilin filloi të zbatohet modeli i Qeverisë teknike. Aso kohe, Xhaferi si koordinator i grupit parlamentar të BDI-së ka reaguar duke thënë se ligji është antikushtetues, por Qeveria e Përzhinës u votua pasi ishte arritur konsensus mes katër partive më të mëdha politike. Ndryshe, partitë në pushtet parimisht u deklaruan se janë “për” shfuqizimin e Qeverisë teknike, por porositën se kjo duhet të bëhet me konsensus mes partive.

MARKETING I PAGUAR POLITIK