Qeveria: Çdo qytetar është përgjegjës për veprimet e tij para ligjit

TË FUNDIT

Çdo qytetar është përgjegjës për  veprimet e tij para ligjit duke i përfshirë edhe qytetarët e Maqedonisë të cilët morën pjesë në incidentin e mbrëmshëm  në lagjen Çento. Prej këtu  qytetarët të cilët nuke kanë respektuar  ndalesën për lëvizje  dhe e kanë shkelur  orën policore do të përballen  me padi penale  sipas nenit 206 të Kodit Penal. Janë marrë të dhënat e tyre  dhe do të vijojnë masa përkatëse për të gjithë”, potencojnë nga Qeveria për MIA-n.

Mbrëmë në Stacionin policor Gazi Babë nga ana e nëpunësve policor nga liria janë privuar V.M.(19) nga Haraçina, S.R.(21) nga Hasanbegu dhe V.V.(30) nga rr.. “Alija Avdoviq”, për shkak të dyshimit për vepër penale të bërë sipas nenit 206 të Kodit Penal të RMV-së, përkatësisht mosrespektim  të kufizimit të lëvizjes. Pas privimit nga liria të këtyre personave, një grup i madh i qytetarëve kanë dalë në rr. “Alija Avdoviq” në shenjë proteste.  Pas dokumentimit përkatës të përgatitur, personat janë lëshuar nga  stacioni policor, ndërsa grupi i mbledhur  i qytetarëve u shpërndanë.

“Do të ndërmerren masa përkatëse edhe kundër personave tjerë  të cilët nuk e respektuan  kufizimin e lëvizjes. Sot janë ngritur  edhe padi penale kundër tre personave  të cilët nuk e respektuan kufizimin e lëvizjes, ndërsa në përputhje me udhëzimet e Prokurorit publik, institucionet vazhdojnë me aktivitete  për identifikim të autorëve tjerë dhe ndërmarrje të masave ligjore”, citojnë nga Qeveria.

Në lidhje me ndalesën e lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit, është dokumentuar se  98 qytetarë  nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes. Prej tyre janë arrestuar 67 qytetarë, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhënat dhe do të vijojnë masa përkatëse”, përkujtojnë nga Qeveria./MIA