Muajt e fundit kishte shumë drama në këshillin gjyqësor. U shkarkua kryetarja Vesna Dameva, dhanë dorëheqje anëtarët Zoran Gerasimovskit dhe Mirjana Radevska-Stefkov, pati kritika nga ambasadori holandez si dhe presidenti, ndërsa sot punonjësit e zyrës profesionale të Këshillit Gjyqësor kanë nisur grevë. Ata kërkojnë sigurimin e mjeteve për pagesën e shtesave të pagave në masën 30% dhe nënshkrimin e aneks marrëveshjes për ndryshimin e marrëveshjes kolektive.
“Vlerësojmë se kërkesat tona janë reale dhe nuk do të shkaktojnë implikime të larta fiskale sepse bëhet fjalë për 30 të punësuar në këtë shërbim. Ne të punësuarit në Këshillin gjyqësor të RMV si organ i pavarur në gjyqësor jemi me pagat më të ulëta. Në krahasim me administratën gjyqësore jemi të lënë në pozitë të palakmueshme, sepse për të njëjtit në dy drejtime është e lejueshme rritja e pagës, kështu që administrate gjyqësore merr për 35% paga më të larta se ne.”- deklaroi Azbije Bekir – kryetare e organizatës sindikale të KGJ.
Nga organizata sindikale u ankuan për pagat e ulëta të punonjësve në pozita të ndryshme.
“Zyrtarët administrativë në këshill që kanë pozita më të larta marrin thuajse pagë mesatare, ndërsa mos të flasim për ata që kanë pozita më të ulëta. Presim që kërkesat tona të pranohen në afat sa më të shkurtër, në të kundërtën vazhdojmë me aktivitete sipas ligjit.”- tha Azbije Bekir – kryetare e organizatës sindikale të KGJ.
Punonjësit do të jenë në grevë çdo ditë në kohën e pauzës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
