Punimet për rinovimin e “Traumës dhe Ortopedisë”! Drejtori zotohet se deri në fund të tetorit do të përfundojnë punimet

TË FUNDIT

Kështu duken aktualisht hapësirat e kujdesit intensiv pranë Klinikës së Traumës dhe Ortopedisë të cilat janë në rinovim e sipërm.


TV21 bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu panë nga afër punimet, nën shoqërimin e drejtorit të Klinikës Igor Merxhanovski. Ai thotë se këto hapësira janë rinovuar në tërësi dhe diku rreth 50% e punimeve janë kryer, meqë është vendosur edhe shtresa e dyshemesë dhe instilacioni.

“Këto hapësira kanë qenë këtu, por me kapacitet për 100 m2 më pak nga tani. Me vetë zgjerimin dhe projektin e Ministrisë së Shëndetësisë, ky është projekt i juaj, që ju e udhëhiqni, ne e mbikëqyrim. Ndërsa bashkërisht kemi arritur rreth 50% të punës dhe rinovimit, që është interes nacional”, tha Igor Merxhanovski – Drejtor i Klinikës së Traumës dhe Ortopedisë.

Projekti tjetër në të cilin po punohet gjithashtu me mjete nga donacionet, është rinovimi i Repartit të Traumatologjisë, reparti A. Siç tregon Merxhanovski, rinovimi ka filluar të njëjtën ditë kur e ka marrë mandatin, ndërsa pritet që për 20 ditë të bëhet hapja e repartit.


“Pra këto janë dhomat, tërësisht po rinovohen. Komplet janë ndërruar dritaret e të gjitha dhomave. Lyerje e re, dysheme të lëshuara, kondicionerë të ri. Kondicionerët i kemi marrë nga Kryqi i Kuq. Nga Kryqi i Kuq kemi marrë për bashkëpunim me ta kemi marrë rreth 1 milionë e 200 mijë në pajisje. 20 krevate, 20 dollapë, 8 kondicionerë, gjithçka që duhej, dyshekë të ri mjekësor”, shtoi Igor Merxhanovski – Drejtor i Klinikës së Traumës dhe Ortopedisë.

Njëjtë po punohet edhe në repartin për kujdes gjysmë-intensiv, ndërsa siç njoftoi udhëheqësi i Klinikës, në plan është edhe riorganizimi i hapësirave të ambulancës dhe zgjerimi i kapaciteteve, po edhe përmirësimi i kushteve të dhomave të personelit mjekësor, me ndihmën e donacioneve. I gjithë projekti që është me interes nacional pritet të përfundoj në muajin tetor, zotohet Merxhanovski, meqë siç thotë, po punohet me intensitet të lartë.