Pse vishen me të zeza kur e takojnë Papën? Vetëm 7 gra kanë privilegjin e veshjes së bardhë

TË FUNDIT

Gjatë takimit që funksionarët nga Maqedoni e Veriut patën sot në Vatikan me shenjtërinë e tij, Papa Françesku, në kuadër të 24 Majit – Ditës së Iluministëve Shën Kirili dhe Metodi, u vunë re vetëm veshje të zeza si nga burrat ashtu edhe nga gratë që i shoqëronin. Po cili është protokolli i Vatikanit? Protokolli gjatë takimit me Papën parasheh që burrat duhet të vishen me kostum ngjyrë të zezë dhe këpucë të zeza po ashtu, ndërsa gratë duhet të kenë veshje serioze ngjyrë të zezë, mundësisht me xhaketë që mbulon krahët deri te kyçi i duarve. Ndërsa mbi kokë një shami ngjyrë të zezë, por jo në formë integrale.

Ndërsa ka edhe përjashtime, por vetëm për 7 gra në botë. Po cilat janë ato? I ashtuquajturi “privilège du blanc”, privilegji i së bardhës. E para është gruaja e mbretit të Spanjës, Leticia; mbretëresha Sofia gjithmonë e Spanjës; gruaja e mbretit të Belgjikës, Maltide, mbretëresha e Belgjikës Paola; Dukesha e madhe e Luksemburgut, Maria Tereza; princesha e Monakos Charlene; princesha Marina e Napolit që i përket mbretërisë së Savojë në Itali.

Ndërsa ka pasur edhe abuzime me këtë protokoll si në rastin e gruas së ish-kryeministrit të Britanisë, Tony Blair, ku në një ceremoni zyrtare ajo u paraqit me veshje të bardhë.