Pse vetëm shkollat e mesme fillojnë online?

TË FUNDIT

Për shkak të numrit të madh të nxënësve, është sjellë vendimi që shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar të fillojnë vitin shkollor me mësim online.

Për këtë, siç sqaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është vendosur që shkollat fillore të vazhdojnë me prani fizike.

“Vlen për shkollat e mesme, pasi bëhet fjalë për një numër të madh. Për këtë mendojmë se shkollat fillore mund të fillojnë me prani fizike”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Sqaroi se ky vendim vjen pas rritjes së numrit të pacientëve të hospitalizuar si pasojë e infektimit me Covid-19 në rajonin e Pollogut dhe përqindjes së ulët të të vaksinuarve.

Vendimi vlen për dy javë, pas çfarë do të vijojë vendim i ri të bazuar në gjendjen epidemiologjike.

LEXO: Shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar fillojnë vitin shkollor online!