Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se shkollat e mesme në Gostivar dhe Tetovë do të fillojnë vitijin shkollor online.
Kjo do të zgjasë për dy javë, deri në një vendim të ardhshëm i cili do të bazohet në analizën epidemiologjike.
“Nga Shtabi i krizës në Tetovë arriti kërkesa që të realizohet mësimi online tash gjatë fillimit të vitit shkollor. Kemi biseduar në Komisionin për sëmundje ngjitëse këtë mëngjes ku kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët dhe me konsensus u sjell rekomandimi që shkollat e mesme, në rajonin e Pollogut, në Tetovë dhe në Gostivar nga 1 shtatori mësimi do të fillojë online. Rekomandimi ishte që kjo të ndodh dy javët e para, kurse më pas sipas asaj se si do të zhvillohet situata me numrin e rasteve të reja dhe situata në spitale, do të sillet vendimet për më tej”, tha Filipçe, transmeton TV21.
