Familjarët kanë bërë apel për ndihmë në gjetjen e Ejup Ternavës, Cennet Ternavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët rezultojnë të zhdukur që nga mbrëmja e kaluar në Shkup.
Sipas informacioneve të publikuara nga familja, tre personat janë parë për herë të fundit rreth orës 22:00, pasi ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës.
Prej asaj kohe nuk është arritur të vendoset kontakt me ta, ndërsa vendndodhja e tyre vazhdon të jetë e panjohur. Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tyre, ta njoftojnë menjëherë Policinë ose familjen.
