Psaki: Hetimi ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit në Kinë duhet të jetë i qartë dhe i plotë

TË FUNDIT

Hetimi ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit në Kinë duhet të jetë “i qartë dhe i plotë”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki.

“E nevojshme është të merremi me çështjen në lidhje me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit në Kinë”, tha zëdhënësja përpara hetimit në terren nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Sipas saj, Uashingtoni do të vlerësojë besueshmërinë e raportit të hetimit kur të përfundojë dhe do të përdorë “informacionin e mbledhur dhe të analizuar nga shërbimet e inteligjencës amerikane” mbi këtë temë.

Një ekip prej dhjetë shkencëtarësh ndërkombëtarë të OBSH-së arriti në qytetin kinez të Vuhanit në mes të janarit.

Pas periudhës së karantinës, shkencëtarët do të fillojnë hetimin për origjinën e virusit i cili u shfaq për herë të parë në Vuhan.