Protestë në SHMQSH “Pançe Karagjozov” kundër provimit pranues

TË FUNDIT

Qindra nxënës me prindër protestuan përpara SHMQSH “Pançe  Karagjozov”. Arsye për këtë siç thanë protestuesit, është se ndjehen të diskriminuar, pasiqë paralelet shqipe duhet t’i nënshtrohen provimit selektues, për t’u pranuar në drejtimin motër medicinale.

Provmi pranues vjen për shkak se janë paraqitur më shumë nxënës se sa ka paralele. Për momentin për drejtimin infermiere janë tre paralele aktive, kurse kushtet për t’u regjistruar në këtë paralele i kanë përmbushur 164 nxënës, me 75 pikë, domethënë me pikë paksimale.

Protesta përfundoi pas dy orë e gjysmë por pa zgjidhje. Në shkollë erdhi përfaqësuesja e shkollave të mesme, e cila arriti t’i bind prindërit se hyrja në provim është zgjidhja e vetme për nxnësit.

Nxnësit shqiptar u detyruan që t’i nënshtrohen provimit pranues.

Ndihmes drejtoti i kësaj shkolle i tha TV21 se të premten kanë dorezuar kërkesë në MASH për të hapur edhe një paralele.