Protestë e bujqve të Strumicës, specat e ajvarit në vend të tregut, përundojnë në rrugë

TË FUNDIT

Bujqit nga rajoni i Strumicës edhe sot protestuan për shkak të çmimit të ulët blerës së specit të ajvarit, transmeton TV21.

Mbi njëqind kultivues u mblodhën te kryqëzimi për fshatin Robovë, duke kërkuar rritje të çmimeve dhe blerje të sigurt të prodhimit.

Ata thonë se 25 denarët e ofruar për kilogram nuk i mbulojnë shpenzimet e prodhimit dhe kërkojnë çmime fikse të blerjes gjatë gjithë sezonit.

Ministri i Bujqësisë, Borçe Serafimovski, pati takim me ta dhe tha se shteti nuk e përcakton çmimin e tregut, por ka obligim të sigurojë blerje ligjore, transparente dhe të parashikueshme.

Ai porositi se do të kryhen kontrolle të përditshme në pikat e blerjes dhe se çdo parregullsi do të sanksionohet.

Bujqit paralajmëruan se, nëse nuk ka zgjidhje, do të vazhdojnë me bllokada dhe protesta të reja.