Protestat në Tiranë! Tre policë në gjendje të rëndë, njëri ka lënduar syrin

TË FUNDIT

Nga protestat në Tiranë, nëntë policë janë lënduar, tre janë në gjendje të rëndë, ndërsa njëri ka lënduar syrin njoftojnë mediat shqiptare,

Disa dhjetëra qytetarë janë përleshur me Policinë e Shqipërisë gjatë një proteste ku u kërkua dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Aleksandër Lleshaj, pas vrasjes së një 25 vjeçari nga ana e një pjesëtari të policisë së Shqipërisë.

Vrasja ndodhi një ditë më herët në lagjen Laprakë të Tiranës, ku një polic 31 vjeçar qëlloi për vdekje, Klodian Rashajn. Polici që vrau 25 vjeçarin është arrestuar për tejkalim të kompetencave. Protesta nisi e qetë dhe u zhvillua para Drejtorisë së Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë. Protestuesit, në parullat e tyre kishin shkruar “Duam drejtësi, jo këtë Polici, jo këtë Ministri”.