Protesta në Bruksel, digjen stacioni policor dhe një automjet

TË FUNDIT

Demonstruesit në Bruksel mbrëmë kanë djegur një stacion policor dhe një automjet gjatë protestave për shkak të vdekjes së 23 vjeçarit Ibrahim Bari me prejardhje afrikane, i cili vdiq pasi u arrestuar nga policia.

Qindra qytetarë dje u mblodhën para stacionit policor, në pjesën veriore të Brukselit duke brohoritur “Jeta e personave me ngjyrë është e rëndësishme”, “Drejtësi për Ibrahimin”, “Policët vrasës”. Ata kanë hedhur gurë ndaj stacionit policor, ndërsa polica u kundërpërgjigj me topa uji. Më pas demonstruesit e dogjën hyrjen e stacionit policor dhe një automobil policor dhe i kanë dëmtuar bankomatet dhe dyqanet në afërsi.

Disa protestues u plagosën dhe u dërguan në spital, dhe shumë të tjerë u arrestuan.

Bari u arrestua më 9 janar për mosrespektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë Kovid-19. Ai humbi ndjenjat pas një ore në paraburgim dhe u dërgua në spital, ku edhe vdiq.

Prokuroria ka ngritur hetim për vdekjen e Barit.