Protesta në Australi kundër racizmit

TË FUNDIT

Mijëra persona përgjatë Australisë protestojnë kundër diskriminimit racor dhe brutalitetit të motivuar racor nga policia.

Protestat mbahen edhe krahas thirrjeve të autoriteteve që ato të anulohen për shkak të frikës për paraqitjen e valës së dytë të epidemisë me virusin korona. Protestuesit bartin maska dhe e respektojnë masën për distancë fizike.

Protestuesit bartnin parulla në të cilat shkruan “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” dhe “Na falni që ju pengojmë, por po përpiqemi që ta ndryshojmë këtë botë”.

Në Melburn dhe në Sidnej protestuesit kërkonin lirimin e refugjatëve, të cilët janë në paraburgim afatgjat, të pabazë

error: Content is protected !!