Selmani shkëlqen në Taranto, fiton medaljen e artë për Kosovën

TË FUNDIT

Islam Selmani ka triumfuar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë për Kosovën në karate.

Selmani zhvilloi një garë fantastike dhe kaloi me sukses të gjitha pengesat deri në finale. Në çerekfinale, karateisti kosovar mposhti përfaqësuesin e Qipros, Gavriel Andreas, duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Selmani u përball me grekun Xenos, të cilin po ashtu e mposhti për të siguruar finalen e madhe.

Në luftën për medaljen e artë, Selmani u përball me karateistin turk Burak Ozdemir. Kosovari ishte përsëri i jashtëzakonshëm dhe e fitoi finalen, duke u shpallur kampion i Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

Një tjetër medalje e artë për Kosovën dhe një paraqitje madhështore e Islam Selmanit në Taranto.