Promovohet Forumi për Dialog – Prespë. Në vendin ku është nënshkruar Marrëveshja e Prespës do të ndërtohet qendrër multimediale

Must Read

Arrestohet një person nga fshati Mojanc i cili në “Tik-Tok” ka publikuar pamje duke djegur zona publike

Një i mitur nga fshati Mojanc është arrestuar  i cili në Tik-Tok ka publikuar pamje duke djegur...

Paris: Ndalohet tubimi i më shumë se 10 personave, obligohet mbajtja e maskës

Në Paris është ndaluar  të mblidhen më shumë se 10 persona nëse nuk mund të respektohen masat...

Deri më 31 gusht vazhdohet kufizimi i përkohshëm i lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut

Vendimi ministror për kufizim të përkohshëm të lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë,...

Me mjete të BE-së përmes Programit IPA 3 në Prespë, vendin ku është nënshkruar Marrëveshja e Prespës, do të ndërtohet qendra multimediale vitin e ardhshëm, në hapësirën e së cilës do të vendoset edhe Forumi Prespë për Dialog – brend që do të jetë e njohur për shtetin.

- Advertisement -

Në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe ministri i Diasporës, Edmon Ademi theksuan se kjo është iniciativë e re e Qeverisë që lidhet drejtpërdrejtë me Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e zhbllokuar euroatlantike.

“Me Marrëveshjen e Prespës dhe hapin demokratik, ne arritëm të rivendosim mbështetjen ndërkombëtare dhe besueshmërinë e humbur. Duke dashur të përfitojmë nga ky momentum, është shfaqur ideja për krijimin e forumit që do të lidhet me shtetin tonë dhe do të jetë rezultat i gjithçkaje që ata kanë arritur në dy vitet e fundit. Ne e quajtëm atë ‘Forum për Dialog – Prespë’ dhe do ta vendosnim atë në qendrën multimediale. Nëse Sllovenia njihet për Forumin Bled, Kroacia për Forumin e Dubrovnikut, Zvicra për Forumin në Davos, Gjermania për Konferencën e Sigurisë së Munihut, ne besojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut do të njihet sipas Forumit të Dialogut të Prespës, i cili do të jetë identiteti dhe brend ekskluzivisht e shtetit tonë”, tha Ademi.

- Advertisement -

Ministri Dimitrov tha se formimi i Forumit të Dialogut – Prespë, i cili do të paraqiste një lloj forumi ndërkombëtar për dialog, bashkëpunim dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, përmes prizmit të suksesit historik të Marrëveshjes së Prespës, do të shërbente si frymëzim për gjeneratat e ardhshme në tejkalimin e dallimeve dhe çështjeve të hapura.

- Advertisement -

Plani është që tradicionalisht të organizohet forum për dialog dhe bashkëpunim në çdo 17-të qershor, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, për të cilën do të ftohen numër i madh i burrështetasve botërorë dhe rajonalë, si dhe figura publike. Në muajt e ardhshëm pas zgjedhjeve, ne do të përcaktojmë hollësirat në përputhje me vendimin që do të marrë qeveria e re pas kësaj, dhe natyrisht rol kryesor dhe koordinim do të luaj Ministria e Punëve të Jashtme.

Ademi sqaroi se projekti “BE për Prespën” do të financohet kryesisht nga BE dhe me pjesë të shtetit tonë, Greqisë dhe Shqipërisë. Shuma e përgjithshme e këtij projekti të BE-së është 18 milionë euro dhe mjetet do të sigurohen përmes Fondit IPA 3 në vitin 2021. Qëllimi i projektit është që t’i ofrojë rajonit perspektivë ekonomike afatgjatë dhe të qëndrueshme, dhe kështu të mbajë të rinjtë në rajon. Që nga shtatori i vitit të kaluar, projekti ka qenë i angazhuar në grup pune shumë sektoriale për të mbështetur rajonin e Prespës, të cilin ai drejton, dhe i cili përfshin zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, përfaqësues të SÇE-së, MMJPH-së, vetëqeverisjes lokale, Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi, dy këshilltarë nga kabineti i kryeministrit.

Projekti do të përmirësojë cilësinë e jetës së popullatës lokale, duke ndërtuar rrjet të ri të furnizimit me ujë dhe mbledhjen e ujërave të ndotura, si dhe menaxhimin e mbeturinave të ngurta nga fshatrat përreth Liqenit të Prespës, duke promovuar turizëm të qëndrueshëm, shtigje çiklizmi përreth liqenit, duke ulur shkallën e papunësisë, veçanërisht në mesin e të rinjve, grave dhe grupeve të tjera. Kjo përfshin vendkalimin kufitar Markova Noga, i cili do të ndërtohet me mbështetjen e BE-së me të gjitha elementët dhe standardet e BE-së, dhe përveç kësaj projekti përfshin bashkëpunim ndërkufitar, i cili është dimension shumë i vlefshëm, si në kuadrin e bashkëpunimit të shtuar me fqinjët tanë, ashtu edhe në kontekstin me BE-në./MIA

- Advertisement -

Latest News

Paris: Ndalohet tubimi i më shumë se 10 personave, obligohet mbajtja e maskës

Në Paris është ndaluar  të mblidhen më shumë se 10 persona nëse nuk mund të respektohen masat epidemiologjike, kumtoi policia parisiene.

Deri më 31 gusht vazhdohet kufizimi i përkohshëm i lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut

Vendimi ministror për kufizim të përkohshëm të lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë, nga 31 korriku i vitit...

Në një kamion gjenden 43 emigrantë

Dje (14.08.2020) rreth orës 12:00 në rrugën rajonale Sveti Nikollë – Kumanovë, nëpunësit policorë kanë dhënë shenjë sinjalizuese për të ndaluar një...

Regjistrohen 369 shkelje për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të fundit (14/15.08.2020) në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 369 shkelje për mosmbajtjejn e maskës, informojnë nga...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com