Prokuroria Publike Themelore Shkup sot ka propozuar dënim me gjoba prej 2000 eurosh për 30 persona të cilët nuk kanë respektuar orën policore.
-Prokuroria Publike Themelore Shkup dorëzoi deri në gjykatë propozime për lëshimin e urdhrave penal ndaj gjithsej 30 personave për vepër penale – Mos veprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Të pandehurit nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizjen e popullatës në tërritorin e vendit, kështu që gjatë orës policore, pa leje, janë gjetur duke lëvizur në lokacione të ndryshme të qytetit.
